Mustafa për ndalesat e zyrtarëve në Serbi: S’janë shqetësuese, jemi kalitur me këtë gjendje

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 08:18 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, po thotë se ndalesat që po i bëhen zyrtarëve kosovarë në Serbi nuk janë shqetësuese. Ai në një intervistë për Ekonomia Online thotë se tashmë janë kalitur me këtë gjendje që po e shkakton shteti i Serbisë.

“Nuk besoj se ne do të shqetësohemi për veprimet e Serbisë derisa ne jemi duke e bërë punën tonë dhe e kemi përkrahjen ndërkombëtare dhe duke i analizuar të gjitha veprimet tona si Qeveri, ne kemi treguar zemërgjerësi rreth problemeve me të cilat serbët ballafaqohen në Kosovë. Jemi të përkushtuar që t’i plotësojmë pa marrë parasysh a ke nevojë të qytetarëve të tjerë, të gjithë këto do të respektojnë ligjin, do të vlejë vetëm një ligj si për qytetarët shqiptarë ashtu edhe për qytetarët serb”, tha Mustafa.

Sipas tij, presioni dhe problemet të cilat po i shkakton Serbia janë bërë të zakonshme  ngase kjo sipas Mustafës po u bëhet atyre të cilët po bashkëpunojnë më shtetin e Kosovës.

Mustafa tha se Serbia po i instrumentalizon qytetarët kosovarë për nevoja të veta politika dhe kjo sipas tij më së shumti i dëmton qytetarët serb se sa Qeverinë e Kosovës.

“Ne jemi të kalitur rreth problemit të cilit Serbia është duke i shkaktuar zyrtarëve, bashkëpunëtorëve ose qytetarëve serb të cilët bashkëpunojnë me pushtetin dhe shtetin e Kosovës, ata duhet ta ndijnë veten si kosovarë dhe shtetas të Kosovës, ne nuk bëjmë dallime të tilla, por Serbia fillon me instumentalizuar qytetarët kosovarë për nevoja të veta politike të cilat i dëmton më shumë qytetarët serb sesa Qeverinë e Kosovës. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitet në përgjithësi në të gjitha komunitetet si ato pakicë dhe ato shumicë në Kosovë”, tha Mustafa për Ekonomia Online.

Ai në këtë intervistë ka folur edhe për mobilizimin rreth zgjedhjeve të cilat priten të mbahen në veri të Kosovës. Mustafa tha se si MPB janë të organizuar në kapacitete të plota që rendi dhe ligji të zbatohet si në veri ashtu edhe në jug.

“Gjendja e sigurisë në përgjithësi në Kosovë është gjendje e mirë e sigurisë, sa i përket nuk kemi shqetësime as nuk kemi pjesë qe janë më sensitive, sidomos në tërë territorin e Kosovës marrë përsipër edhe veriun tash jemi duke i përgatitë zgjedhjet në veri, në 4 komunat e veriut ne jemi të organizuar në kapacitete të plota si Ministri e Punëve të Brendshme që rendi dhe ligji të zbatohet si në veri ashtu edhe në jug”.

“Policia e Kosovës është e gatshme të ballafaqohet me çdo gjë që i takon me u ballafaquar në kompetenca të saja është siguria dhe zbatimi i rendit dhe ligjit, nuk kemi diçka për të shtuar e vetmja shqetësim është, shqetësimi i aksidenteve me fatalitet për shkak se në të gjithë aksidentet është faktori njeri nuk është faktorë as infrastruktura rrugore as singanlistika por është faktori njeri”, ka thënë Mustafa.

Sa i përket riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës të cilët kanë marrë pjesë në luftërat në Lindjen e Mesme, ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme do të merret edhe një kohë të gjatë për të aplikuar programet e saja për risocializim të këtyre personave.

“Ministria e Punës së Brendshme merret me akomodimin e tyre dhe sidoqoftë MPB-ja do të merret edhe një kohë të gjatë për të aplikuar programet e saja për risocializim të këtyre personave. Ministria e Drejtësisë do të merret me persona të cilët kanë fajësi dhe do të marrin dënimin e merituar sidoqoftë këta do t’i trajtojmë si qytetarë të Kosovës”, tha ai.

Mustafa ka treguar edhe për problemet shëndetësore me të cilat po ballafaqohen të kthyerit nga Siria e për të cilat thotë se nuk duhet shqetësuar për shkak se nuk bëhet fjalë për probleme të ndërlikuara shëndetësore.

“Kemi pas probleme shëndetësore me disa të cilët janë trajtuar me probleme akute shëndetësore, nuk ka pasë probleme kronike shëndetësore. Tani kemi në terapi disa persona të cilët Ministria e Punëve të Brendshme merret me sigurimin e terapisë të atyre personave, zakonisht ka persona me terapi qetësuese e cila ndikon  pak në rehabilitim të tyre dhe ambientim të tyre në ambientet e reja të cilat janë akomoduar tash nuk ka diçka probleme të cilat mund të shqetësohemi si Kosovë rreth këtyre personave të cilët i kemi riatdhesuar”, ka thënë ai.

Të ngjashme