Ndahen çmimet në letërsi kushtuar dëshmorëve të Koshares: Ish-bashkëshortja e Agimit kërkon të dokumentohet lufta

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 13:02 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ditën e dëshmorëve të betejës së Koshares dhe në ditën e rënies së heroit të Kosovës, Agim Ramadani, u shpallën rezultatet e konkursit për Çmimin “Ditët e Shqipes” për letërsi, kushtuar dëshmorëve të betejës së Koshares, raporton Ekonomia Online.

Pjesëmarrës në këtë konkurs ishin 16 poezi dhe për shkak të numrit të lartë, juria vendosi që çmimet të ndahen vetëm për vendin e dytë dhe të tretë.

Në vendin e dytë, u shpall poezia “Ushtari 114”, ndërsa në të tretin poezia “Jam me fat ku jetoj 99”. Çmimi i dytë u shpërblye me 100 euro ndërsa i treti me 50 euro.

Kryetari i jurisë profesionale të manifestimit tradicional “ditët e shqipes 2022”, Bedri Zyberaj, tha se manifestimi i sivjetshëm ka qenë i hapur për fëmijët e shkollave fillore e të mesme.

“Manifestimi i sivjetme ka një element shtesë sepse sivjet është plotësuar edhe në një aktivitet të ri që është një konkurs letrar për fëmijët e shkollave fillore e të mesme.. juria i ka analizuar poezitë konkurruese, ka qenë një numër jo aq i madh 16 sosh. Në krijimet e fëmijëve ka emocione të forta, prandaj edhe ne pas analizës që e bëmë duke i falënderuar të gjithë ata që kanë konkurruar, ram dakord që për shkak të numrit të madh, çmimin e parë nuk kem mundësi ta ndajmë, po e ndajmë çmimin e dytë dhe të tretë”, tha ai.

Ish-komandanti i brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, tha se kjo po bëhet për t’i nderuar heronjtë e luftës e të bartet te fëmijët respekti ndaj vlerave të luftës. Berisha kujtoi edhe ditën e 11 prillit ku heroikisht ranë Agim Ramadani e shumë bashkëluftëtarë tjerë.

“Kësaj radhe e kemi bëmë ndryshe është orë letrare, krejt kjo është me qëllim që respekti ndaj heronjve tanë ta bartim te fëmijët tanë e të rinjtë tanë që të mund ta vazhdojmë këtë respekt ndaj vlerave të luftës. T’i nxisim fëmijët tanë që ta kujtojmë historinë e kombit, një proverba thotë “kush e harron historinë e vet është e gjykuar ta përsërit atë”.

 “Ishte një betejë e ashpër dhe e përgjakshme por forcat tona edhe përkundër lodhjes ja dolën duke shkatërruar armikun dhe ja bënë me dje sa kanë të bëjnë me një organizim luftarak profesional edhe ne në radhët tona patëm humbjet tona, ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë”, tha Berisha.

E ish-bashkëshortja e Agim Ramadanit, Shukrija, pati kritika ndaj institucione se heronjtë e luftës po përkujtohen vetëm në përvjetorë. Ajo tha se lufta për liri nuk po dokumentohet sa duhet, ndërsa e kundërta po bëhet nga Serbia, e cila çdo ditë bënë filma e dokumentare.

“Ne emër të familjes ju përshëndes për praninë tuaj me shpresën që në çdo përvjetor gjeneratat e reja do ta kuptojnë rëndësinë e luftës, e do ta dinë që është një dhimbje e cila vazhdon ende. Shpejtë harruam çka na ndodhi, sa pak flasim… nuk e di si do ta ndërtojmë të ardhmen e këtij vendi. Është e dhimbshme që në librat e historisë nuk përshkruhet lufta jonë e lavdishme, e shohim shumë qartë që pala armike bën çdo ditë filma e dokumentare. Ne nuk jemi në gjendje që ta dokumentojmë luftën tonë për liri nuk ka qenë lehtë as sot kur në heshtje, me shpresën se do të bëhet mirë”, tha ish-bashkëshortja e Agim Ramadanit.

“Shpresat nuk shuhem përderisa jem gjallë dhe gjaku i tyre është themel lirie. Kemi nevojë që kjo liri të shijohet, kemi nevojë që këta emra të përmenden më shpesh, por mos të harrojnë që shumë familje në emër të lirisë e përvojnë lotin”, tha ajo.

Të ngjashme