Ndahet nga jeta gazetarja dhe poetja Burbuqe Rushiti

Prishtinë | 04 Gus 2019 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Gazetarja dhe poetja e njohur, Burbuqe Rushiti, është ndarë sot nga jeta.

Burbuqja ka punuar disa vjet në ish Radio Televizionin e Prishtinës, në Redaksinë e Kulturës, ndërsa më pas ishte korrespodente e disa mediave në Turqi përfshirë edhe televizionin NTV.

Burbuqe Rushiti është autore e disa përmbledhjeve me poezi.

Ajo është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare.

Varrimi i Burbuqe Rushitit bëhet nesër në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Të ngjashme