Ndalohet një mjek për keqpërdorim të pozitës apo autoritet zyrtar

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se K.B, mjek me profesion, është dërguar në mbajtje për 48 orë, sepse dyshohet se ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit  në Policinë e Kosovës, kanë ndërmarr veprime hetimore kundrejt të dyshuarit me inicialet B.A., me profesion mjek.”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Tutje bëhet e ditur se me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme