Në “Ditën Ndërkombëtare të Paqes”, kërkohet drejtësi për të gjitha viktimat nga lufta në Kosovë

Prishtinë | 21 Sht 2020 | 17:55 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Paqes”, organizata Youth Initiative for Human Rights në Kosovë, ka mbajtur një aksion simbolik në sheshin e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Marigona Shabiu drejtoreshe e kësaj organizate, tha se Kosova ka dështuar të sjellë drejtësi për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.

Ajo ka kërkuar nga Qeveria që këto raste të trajtohen me prioritet.

“Ne si organizatë po shënojmë “Ditës Ndërkombëtare të Paqes” me mesazhin që ne jemi “symshel” në paqe për vetë faktin se nuk kemi trajtuar të gjitha krimet e luftës dhe nuk kemi sjellë drejtësi për viktimat e luftës nga të gjitha komunitetet si dhe dhunën seksuale”.Çështjet që kanë të bëjnë më të kaluarën duhet të trajtohen me prioritet nga Qeveria”.

“Është e rëndësishme të mësojmë për të kaluarën tonë ta trajtojmë atë hapur pa mite, duke respektuar të gjitha viktimat pamarrëparasysh përkatësinë etnike”, tha ajo.

Të ngjashme