Në fund të vitit mbahet kongresi i parë kombëtar ndërmjet autoriteteve lokale

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 13:16 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kongresi i parë mes autoriteteve lokale të Kosovës dhe Shqipërisë, do të mbahet në  fund të këtij viti. Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Kosovës,  Besnik Tahiri gjatë një  takimi kryetarët e Bashkive të Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

 Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se do të nis jetësimi i kongresit të parë kombëtarë të autoriteteve lokale që do të mbahet nga fundi i vitit në Shqipëri.

” Kryetarët janë këtu për të shprehur një falënderim për turistët që kanë qenë të një turizmi të nevojshëm për Shqipërinë. Sot bisedova për të nis jetësimin e kongresit  të parë kombëtarë të autoriteteve lokale që do të mbahet nga fundi i vitit në Shqipëri. Nganjëherë kemi ndasi për shkak të politikave”, tha Tahiri, në një konferencë për media.

Kryetari i bashkësisë së Vlorës Driton Leli ka thënë se pandemia ishte sfidë për turizmin.

“Pandemia një e keqe e madhe, na bëri që të ndjehemi më pranë njeri tjetrit duke u treguar të mençur dhe duke marr veprime të përgjegjshme. Ishte sfidë për industrinë e turizmit dhe ne ja arritëm së bashku. Jemi për të falënderuar dhe për t’ju thanë qytetarëve të Kosovës faleminderit. Ne kemi nevojë që të qëndrojmë së bashku”, tha ai.

Të ngjashme