Në hollin e Kuvendit hapet ekspozita kushtuar grave të dhunuara gjatë luftës

Prishtinë | 21 Sht 2020 | 16:46 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në hollin e Kuvendit të Kosovës, është hapur ekspozita me fotografi të piktorit Haki Gjakli, që i kushtohet grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në hapje të kësaj ekspozite piktori Gjakli ka thënë se në këto piktura ka paraqitur ndjenjën e tij për gratë e dhunuara.

“Kam paraqitur ndjenjën time për gratë e dhunuara gjatë luftës dhe njëkohësisht gjithherë më kanë brengosur dhe kam ardhur deri te realizimi i tyre. Besoj që do të angazhohemi që të pagjeturit të vijnë në shtëpitë e tyre”.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka thënë se këto piktura kanë shumë domethënie sepse përmes tyre dëshmohet kush është vrarë, masakruar e dhunuar.

“Haki Gjakli është piktor akademik dhe i ka bërë këto dy piktura. Ka qenë kërkesa e tij që këto piktura për të pagjeturit të vendosen në hollin e këtij Kuvendi”

 “Unë si deputet kam parashtruar një kërkesë kryesisë, kryesia e ka miratuar dhe tash këto vepra do ti vlerësojnë të cilat janë shumë domethënëse të një historie të cilën e kemi kaluar. Përmes këtyre pikturave dëshmohet se kush është vrarë masakruar dhe dhunuar”, tha ai.

E deputetja Blerat Deliu-Kodra,  tha se tema e të pagjeturve preokupojnë shoqërinë kosovare, prandaj Kuvendi duhet të jetë i hapur që ti ofrojë këto piktura brenda objektit.

“Falënderoj deputetin Reçica që ka pasur rast te i ofrojë shoqërisë kosovare që këto tema, të jenë tema që duhet ti trajtojë politika e Kosovës”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme