Në pandemi borxhi i qytetarëve ndaj “Pastrimit” rreth 500 mijë euro

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 08:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompania Rajonale “Pastrimi”, ka njoftuar se që nga data 15 shtator, të gjithë klientët që kanë borxhe ndaj kësaj kompanie do të dërgohen te përmbaruesi privat.

Arbnora Ademi zëdhënëse e Kompanisë Rajonale “Pastrimi”, në një prononcim për Ekonomia Online,  ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë, borxhi i qytetarëve ndaj kësaj kompanie është rreth 500 mijë euro.

Ajo ka shtuar se borxhi total është mbi 19 milionë euro.

“Vetëm që nga fillimi i pandemisë borxhi ndaj kompanisë është diku rreth 500 mijë euro, që për kompaninë tonë është shumë e madhe”.

“Borxhi total i qytetarëve që kanë ndaj kompanisë Pastrimi që nga pas lufta është mbi 19 milionë euro, që është një vlerë shumë më e madhe”, ka thënë ajo.

Ademi ka bërë të ditur se punëtorët e kësaj kompanie janë duke vazhduar të kryejnë punën e tyre, raporton EO.

Ajo tha se gjatë kohës së pandemisë, me qëllim të ruajtjes së ambientit, kjo kompani ka shtuar numrin e punëtorëve dhe ka qenë në gatishmëri 24 orë.

Të ngjashme