Nëna e raporton mësuesen në Polici, dyshon se ia ka rrahur djalin

Prishtinë | 06 Nën 2021 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se mësuesja ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur.

Ndërkaq sipas policisë e dyshuara nuk e ka pranuar këtë akuzë.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar se djali i saj i mitur është goditur nga mësuesja e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara është intervistuar dhe e njëjta nuk ka pranuar se e ka goditur viktimën. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme