Nesër fillon kampi i radhës i “Super-Vullnetarëve”

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 17:57 | Nga

Organizata joqeveritare “Toka” nesër fillon kampin e “Super-Vullnetarëve”, i cili do të mbahet në Qendrën Rekreative të Gërmisë gjatë këtij vikendi (28-30 shtator).

Përmes një komunikate, OJQ “Toka” ka bërë të ditur se kampi i radhës do të fokusohet në Komunën e Kaçanikut.

“Përveçse do të ketë 8 pjesëmarrës nga Kaçaniku, do të realizohen dy projekte vullnetare të cilat do të përmirësojnë ambientet e shkollës fillore “Idriz Seferi” dhe asaj të mesme “Feriz Guri & Vëllezërit Çaka” në Kaçanik. Gjatë kampit 40 të rinj nga e gjithë Kosova do të zhvillojnë shkathtësi të reja, përderisa janë duke kontribuar në komunitet. Këta të rinj do të mësojnë si të punojnë me dru, si të krijojnë dollape dhe shporta nga materiale të ricikluara. Përgjatë kampit ata do të zhvillojnë aftësitë e tyre të prezantimit publik dhe planifikimit në grup.

Qëllimi i këtij kampi është që të zhvilloj shkathtësi dhe të nxisë qytetari aktive tek të rinjtë në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme