Nga 18 korriku fluturime Itali-Kosovë do të ketë tre herë në javë

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Nga 18 korriku do të ketë tre herë në javë fluturime nga Italia në Kosovë.

Kështu bëri të ditur menaxheri për koordinim të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, Driton Hyseni i cili tha se fluturimet deri me 230 udhëtar do të realizohen të hënave, enjteve dhe të shtunave.

“Lajm i mirë për Mërgimtarët tanë, linja e re ajrore 3X në javë Milano-Prishtinë-Milano presim t’i gëzojë ata që jetojnë e punojnë në Itali e më gjerë! Po ecim drejt normalizimit të situatës së shkaktuar nga pandemia, kështu shpejt shpresojmë të rifillojnë shërbimet ajrore që shërbeheshin para pandemisë në aeroportin “Adem Jashari”. Lajm i veçantë në këtë fundjavë është zgjerimi i prezencës së WIZZAIR nga 18 korriku. Fillimisht, tri herë në javë do të kemi fluturime direkte MILANO-PRISHTINË-MILANO, të Marteve, Enjteve dhe të Shtuneve Airbus 321 me 230 ulëse do të shërbejë këtë linjë ajrore”, ka shkruar Hyseni në Facebook

Të ngjashme