Nis Muaji i Ramazanit- gjithçka që duhet të dini

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 07:36 | Nga Ekonomia Online

Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje.

Kjo formë agjërimi, për besimtarët myslimanë nënkupton se ata mund të hanë vetëm dy vakte në ditë, një para lindjes së diellit(syfyr) dhe tjetra pas perëndimit të diellit(iftar).

Por ky muaj është shumë më tepër se thjesht agjërim.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit islamik. Është muaji i agjërimit islam, në të cilin myslimanët pjesëmarrës refuzojnë të hanë, pinë dhe nuk bëjnë aktivitetet intime nga agimi deri në perëndim të diellit.

Gjatë Ramazanit, myslimanët kërkojnë falje për mëkatet e së kaluarës, luten për udhëzime dhe ndihmë në rezistencën ndaj të këqijave të përditshme dhe përpiqen të pastrohen nëpërmjet vetëpërmbajtjes dhe veprave të mira.

Dita më e rëndësishme e Ramazanit është Nata e Kadrit e cila zhvillohet gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit. Myslimanët besojnë se kjo është nata kur ka zbritur libri i shenjtë Kurani.

Të ngjashme