Një grua goditet nga vetura në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Prishtinë | 11 Qer 2022 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Një grua është goditur nga një veturë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci bëri të ditur se këmbësores i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 08:30, është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Ferizaj – Prishtinë. Infomarcionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësore të cilës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, është shprehur Borovci.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, shtoi ai.

Të ngjashme