Një person arratiset nga paraburgimi në stacionin policor në Drenas – IPK nis hetimet

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Një person i cili ndodhej në paraburgim në stacionin policor në Drenas, ka arritur të arratiset.

Rasti ka ndodhur javën e kaluar, gjegjësisht me 5 janar.

Siç mëson Telegrafi, zyrtari policor me iniciale V. Th., ka qenë përgjegjës për këtë rast.

Ndërkaq, IPK është njoftuar nga Stacioni Policor në Drenas DRP- Prishtinë për incidentin në fjalë.

Në një përgjigje për Telegrafin Inspektorati Policor ka thënë se hetuesit e IPK-së  janë në vazhdën e ndërmarrjes së veprimeve hetimore në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore Prishtinë.

Ndërkaq, ky nuk është rasti i parë i ikjes nga paraburgimi në këtë stacion policor.

Raste të arratisjes kishtin ndodhur edhe vite më më herët.

Të ngjashme