Një pjesëtar i FSK-së futet në karantinë, vëllai i tij është i prekur nga Koronavirusi

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i përgjithshëm i FSK-së, Rrahman Rama, ka treguar se asnjë ushtar i FSK-së nuk është prekur nga virusi Covid 19 por, megjithatë tha se njëri prej tyre është në karantinë.

“Nuk kemi asnjë rast deri tash tek pjestarët tanë. Dua ta njoftoj opinionin publik se rasti i fundit në Podujevë, vëllai i atij të infektuarit është pjesëtarë i FSK-së. Është në karantinë në shtyëpinë e tij. Nuk ka një sinjal ose naj nevojë për tretman të vecnatë jem në kontak por ai nuk ka ndonjë shqetësim nga ai dhe shpresojmë të mos ket”, ka thënë Rama.

Rama ka qenë i ftuar në Emisionin Frontal në T7 ku ka folur për mobilizimin e ushtrisë në rast se kërkohet nevoja për tu përballur me Coronavirusin.

Ai ka thënë se Ushtria e Kosovës është e gatshme të përballojë një situatë të jashtëzakonshme nëse ajo shpallet nga ana e Presidentit të Kosovës.

Të ngjashme