Nuk lejohen të hyjnë në fakultete pa vaksinim – Parlamenti Studentor: Vendimi po respektohet

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 09:57 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shumica e studentëve kanë mirëpritur vendimin e fundit të Qeverisë, ku nuk lejohen të hyjnë në institucionet e arsimit të lartë pa pasur me vete certifikatën e vaksinimit apo testin negativ të Covid-19, tha për Ekonomia Online, nënkryetari i Parlamentit Studentor, Fatlind Azizi.

Azizi tha se ky vendim është duke u respektuar me përpikëri.

“Normalisht që kemi pasur dy lloje të reagimeve nga ana e studentëve, ata që janë pajtuar pra një shumicë që e kanë përkrah këtë vendim dhe ata vet janë vaksinuar, dhe që hyrja të bëhet vetëm nga ata që janë vaksinuar, por nga ana tjetër kemi pasur edhe studentë që ashtu besojnë që nuk duhet me qenë një detyrim i tillë dhe që akoma nuk janë vaksinuar”, tha ai.

Tutje ai tha se është gjë e mirë që në Qendrën e Studentëve do punohet me kapacitete të plota duke shpresuar që edhe në fakultete të nis sa më shpejtë mësimi fizik.

“Nuk mund të them se sa është i drejtë apo i padrejtë sepse kemi mendime nga më të ndryshmet. Por ajo që më gëzon shumë është se tash në Qendrën e Studentëve do punohet me kapacitete të plota dhe se do pranohen më shumë se katër mijë studentë, duke shpresuar që një gjë e tillë do bëhet edhe në fakultete sepse tashmë mësimi online ka rënë më për toke”, theksoi tutje ai.

Azizi tutje tha se nuk beson që do ketë parregullsi sa i përket kësaj çështje të verifikimit dhe se tashmë nëpër disa fakultete edhe nuk lejohet hyrja pa qenë i vaksinuar, raporton EO.

“Nuk besoj që do ketë parregullsi, unë tashmë po ndjek të gjitha fakultetet dhe nuk po lejohet as edhe një student pa pasur dëshminë e vaksinimit dhe mendoj që do shkoj me rregull ky proces i verifikimit”, përfundoi ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme