Oettinger: Nevojitet marrëveshje shtesë Turqi-BE për refugjatët

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 15:58 | Nga

Anëtari i Komisionit Europian përgjegjës për buxhetin dhe burimet njerëzore Günther Oettinger ka propozuar nënshkrimin të edhe një marrëveshjeje shtesë në mes BE-së dhe Turqisë për refugjatët, raporton (AA).

Në një intervistë për gazetën “Die Welt”, Oettinger ka vënë në dukje se deri në fund të këtij viti do të realizohet ndihma financiare për refugjatët e përcaktuar në marrëveshjen në mes BE-së dhe Turqisë. Ai gjithashtu ka rikujtuar se BE-ja i ka premtuar Turqisë dhënien e gjithsej 3 miliardë eurove për vitin 2016 dhe 2017 me qëllim mbështetjen e refugjatëve.

“Jam i mendimit për arritjen e një marrëveshjeje shtesë për vitet e ardhshme në mes BE-së dhe Turqisë”, deklaroi Oettinger duke shtuar se kjo është e nevojshme për të mos u dhënë mundësi trafikantëve të qenieve njerëzore që transportojnë ilegalisht refugjatët në Europë.

Ndër të tjera Oettinger në kuadër të kësaj marrëveshjeje shtesë ka kërkuar realizimin e një ndihme financiare edhe me 3 miliardë euro krahas 3 miliardë eurove të parashikuara deri më tani për mbështetjen e majftueshme për afërsisht tre milionë refugjatët që ndodhen në Turqi.

Ai theksoi se një pjesë e rëndësishme e këtyre parave duhet të sigurohen nga buxheti i BE-së.

Duke potencuar largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja, Oetttinger shtoi se Brexit është një dëm i madh edhe për britanikët por edhe për Europën.

Më tej ai tha se me largimin e Britanisë nga Unioni në buxhetin e BE-së në mënyrë strukturore do të ketë një deficit afërsisht 10-12 miliardë euro për çdo vit

Të ngjashme