Organizata ndërkombëtare e transportit zotohet të bashkëpunojë me Kosovën në pikat e kalimit kufitar

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim, Matej Zakonjšek, Sekretar i Përhershëm i Komunitetit të Transportit, dhe Albert Kolgeci, Shef i departamentit të Implementimit në Eu Acquis.

Transport Community është organizatë ndërkombëtare në fushën e mobilitetit dhe transportit, e përbërë nga 33 pjesëmarrëse përfshirë shtetet anëtare të BE-së dhe gjashtë partnerët rajonalë të Ballkanit Perëndimor.

 Zakonjšek dhe Albert Kolgeci uruan ministrin Sveçla për detyrën e re dhe ofruan bashkëpunimin në fushat e transportit dhe infrastrukturës, me theks të veçantë në pikat e kalimit kufitar dhe në sigurinë e trafikut rrugor.

Ministri Sveçla e njoftoi Zakonjšek dhe Kolgecin lidhur me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në forcimin e institucioneve të rendit dhe sigurisë. 

Ai poashtu shprehu gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin për të përmirësuar sigurinë e trafikut rrugor, si dhe përmirësimin e shërbimeve në pikat e kalimit kufitar.

Të ngjashme