Osmani dhe Bregu diskutojnë për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 23 Sht 2020 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim sekretaren e përgjithshme të Këshillit për bashkëpunim regjional (RCC) Majlinda Bregu

Osmani në takim potencoi rëndësinë e heqjes së barrierave për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, kryetarja e Kuvendit, theksoi edhe domosdoshmërinë e përfshirjes së të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në projektet e përbashkëta.

Në këtë kontekst, shtroi nevojën e përfshirjes së parlamenteve të rajonit në agjendën e gjelbër si dhe në përmbushjen e obligimeve që dalin nga procesi i Berlinit në funksion të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve.

Në takim u tha se bashkëpunimi regjional përherë është i rëndësishëm për zbatimin e kornizës shumëvjeçare të bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik.

Të ngjashme