Osmani në Ditën e të Pagjeturve: Serbia s’është e gatshme për paqe

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 11:49 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore e të pagjeturve në oborrin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në Ditë e të Pagjeturve, Osmani tha se Serbia nuk është e gatshme për paqe me Kosovën dhe se institucionet e vendit duhet që të punojmë më shumë që kjo çështje të zgjidhet.

“Kjo do të duhej të ishte prioriteti themelor i institucioneve në të kaluarën si kërkesë themelore e Republikës së Kosovës për drejtësi, akoma nuk i ka ndarë me drejtësinë me familjet informatat se ku gjenden të zhdukurit që i kanë marrë me dhunë”.

“Gjatë procesit të dialogut është thënë që ka shumë të dhëna rreth të zhdukurve në arkivin e armatës së atëhershme jugosllave dhe përkundër faktit që ato të dhëna ekzistojnë dhe janë të arkivuara asnjëherë nuk janë ndarë me Kosovën”.

“Serbia akoma nuk është e gatshme për paqe dhe së Kosova duhet çdo ditë e më shumë ta thotë me zë të lartë që pa kthimin e të zhdukurve, drejtësi për secilin prej tyre nuk mund të ketë paqe në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Osmani dhe Kurti mëngjesin e së hënës kanë bërë homazhe edhe në kompleksin memorial në Meje të Gjakovës.

Të ngjashme