Osmani takohet me Ruçin, kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë që të flasë zëshëm për gjenocidin serb ndaj Kosovës

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

U.d e presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani ëshët takuar sot me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin, raporton EO.

Osmani ka kërkuar nga ai që Kuvendi i Shqipërisë të flasë zëshëm për gjenocidin serb ndaj Kosovës.

“Në takimin me Kryetarin Ruçi theksova se nga Kuvendi i Shqipërisë presim që të flasë zëshëm për gjenocidon serb ndaj Kosovës dhe ta ngrejë zërin për Kosovën edhe aty ku sot padrejtësisht Kosova vazhdon të mos ketë zë ende” ka shkruar ajo në facebook.

Postimi i plotë:

Në takimin me Kryetarin Ruçi theksova se nga Kuvendi i Shqipërisë presim që të flasë zëshëm për gjenocidon serb ndaj Kosovës dhe ta ngrejë zërin për Kosovën edhe aty ku sot padrejtësisht Kosova vazhdon të mos ketë zë ende.
Bashkërendimi i politikave dhe i veprimeve ndërmjet dy kuvendeve dhe institucioneve tona shtetërore është thelbësor për ta fuqizuar më tej rolin tonë në sigurimin e paqes së qëndrueshme në rajon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme