Osmani takoi komandantin e FSK-së, diskutuan për situatën në vend dhe rajon

Prishtinë | 20 Pri 2022 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në takim të rregullt komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.

Presidentja Osmani dhe Komandanti i FSK-së diskutuan mbi situatën në vend dhe rajon, si dhe hapave që ka ndërmarrë FSK-ja për të adresuar sfidat e mundshme ndaj paqes dhe sigurisë.

Komandanti i FSK-së njoftoi presidenten lidhur me zbatimin e programeve për ngritje të kapaciteteve të FSK-së dhe bashkëpunimit me shtetet mike.

Të ngjashme