Pakënaqësi rreth punësimeve në KEDS, ish-sindikalistët protestojnë

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 12:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Sindikatave të Pavarura ElektroKosova ka protestuar para objektit të KEDS për shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj punësimeve në këtë kompani, raporton Ekonomia Online.

Këtu u tha se gjatë pandemisë janë punësuar 105 persona pa konkurs zyrtar.

“Atëherë si një ish-sindikalist kam ardh këtu ta shpreh pakënaqësinë rreth punësimin në këtë kompani. Ka punësua familjarë, dua ta shpërfaq arrogancën e tyre rreth punësimit, janë punësuar 105 punëtorë vetëm gjatë pandemisë. Të gjithë janë punësuar në mënyrë të paligjshme”, u tha aty.

“Të gjithë të punësuarit janë fëmijë të prokurorëve, gjyqtarëve, e zyrtar të tjerë publik. Për t’u punësuar këtu krejt çka të duhet është të jesh servil i pushtetit”, u shpreh ish-sindikalisti.

Të ngjashme