Pandemia shkaktoi kaos edhe në botën e krimit

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Kartelet e drogës po përballen me thyerje në zinxhirët e furnizimit, duke pësuar rënie të hyrash dhe kaos në tregje. Dhe ngritja e dhunës është vetëm efekti i parë

(Foreign Policy) – Të thuhet se COVID-19 ka ndryshuar gjithçka, tashmë është klishe. Pandemia po thellon tensionet ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po zgjeron digjitalizimin e tregtisë dhe po vë në pah pabarazitë e mëdha që kanë ndarë shoqëritë. Po shkakton goditje të madhe dramatike edhe ndaj nëntokës kriminale.

Pas një periudhe me ulje të shkallës së dhunës në disa shtete, të dhënat e fundit po tregojnë se ka nisur të ngrihet përsëri krimit i organizuar. Njëherësh grupet kriminale kanë nisur të kalojnë edhe në botën online, ku po kanë mundësi të kryejnë krimet e tyre. Dhe nëse gjithçka do të lihej në duart e pajisjeve të tyre, atëherë padyshim se bota do të kthehej në një vend edhe më të rrezikshëm.

Ngritje e raporteve të dhunës

Shumë shtete kishin nisur të raportonin për rënie të disa llojeve të krimit dhe për ngritje të shpejtë menjëherë pas vënies së masave të distancimit social dhe mbylljeve për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Në pjesën më të madhe të Amerikës Veriore dhe Evropës Perëndimore, ta zëmë, ra numri i vrasjeve dhe ngacmimeve me nisjen e zbatimit të masave kufizuese.

Në anën tjetër, u raportua për ngritje të abuzimit seksual dhe dhunës në familje. Dhe argumentueshëm, derisa njerëzit po qëndronin më shumë në shtëpi, patën më shumë kohë që t’u ekspozoheshin partnerëve të tyre të dhunshëm.

Disa prej shteteve me shkallë më të lartë të dhunës regjistruan rënie rekorde të krimit të dhunshëm. Në qytetet amerikane si Chicago, Los Angelos dhe New York raportuan për rënie tronditëse të plaçkitjeve dhe dhunimesh.

El Salvadori, zakonisht i renditur në mesin e shteteve më të rrezikshme, shënoi rënie të krimit nga vendi 114 në shkurt në vendin 65 në mars. Afrika Jugore, kryeqytetit i krimit të kontinentit afrikan, regjistroi vetëm 94 raste vrasjesh në javët e para pas mbylljes, krahasuar me 326 sosh sa kishte regjistruar gjatë së njëjtës periudhë kohore të vitit paraprak./kohanet

Të ngjashme