Parashikimi i motit për ditën e sotme

Prishtinë | 12 Qer 2022 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Dita e diele do të karakterizohet me mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell. Gjatë ditës vranësirat do të zhvillohen duke krijuar kushte për reshje lokale shiu, kryesisht në zonat malore dhe vise mesatare.

Reshje me të theksuara parashihen në jug dhe jugperëndim të vendit, ndërsa pjesët tjera parashihen me më pak reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.

 Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Të ngjashme