Parashikimi i motit për nesër dhe pasnesër në Kosovë

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që pritet të mbajë nesër në vendin tonë.

Sipas IHMK-së, të mërkurën parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme.

“Në orët e para, vende-vende mund të ketë riga shiu. Gjatë pjesës së dytë, vranësirat do të shpërndahen, duke mundësuar edhe prezencën e rrezeve të dielli”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, ditën e enjte parashihet që situata meteorologjike do të lëvizë drejtë stabilizimit, kështu që prezenca e rrezeve të diellit do të jetë më e gjatë dhe grafiku i fushave termike do të pësojë rritje.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në kumtesë.

Të ngjashme