Peci fjalë të mëdha për Osmanin e Nagavcin

Prishtinë | 20 Gus 2022 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Lulzim Peci, ka lavdëruar presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Arsimit Arbërie Nagavci për qëndrimet që mbajtën në lidhje me Udhëzimin Administrativ që ndalon shaminë në shkolla.

Sot Nagavci deklaroi se ky udhëzim do të vazhdojë të mbesë në fuqi, derisa Osmani para disa ditësh është deklaruar për këtë çështje, duke thënë se Kushtetuta e Kosovës duhet të jetë orientim parësor i institucioneve për çdo çështje që ka të bëjë me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

“Presidentja Osmani dhe Minitrja Nagavci jane te vetmet udheheqese te larta shteterore te Kosoves qe i dolën ne mbrojtje karakterit laik të shtetit tonë. Vendi yne duhet t’ju dije per nder qe perkunder presioneve qendruat te paepura ne nivel te obligimeve tuaja kushtetuese!”, ka shkruar Peci.

Po ashtu, ai tha se deklarimet dhe vendimet e Osmanit dhe Nagavcit kanë edhe më tepër peshë pasi ato janë të grave në pozitat me të larta shtetërore.

Të ngjashme