“Për një dimër të ngrohtë”, ngrohin 30 familje në nevojë për festat e fundvitit (Foto)

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 15:49 | Nga

Të ndihmosh të tjerët është një mënyrë e mirë për të gëzuar shpirtin tuaj, duke parë se çfarë mund t’i ofroni të tjerëve.

E një gjë të tillë e kanë bërë edhe një grup vajzash të cilat me vetë iniciativë vendosen tu dalin në ndihmë fëmijëve të familjeve në nevojë.

Me moton “Për një dimër të ngrohtë” ky grup vajzash fillimisht filluan të mblidhnin vesh-mbathje të ndryshme për fëmijë, lodra, ushqim e shumë gjëra të tjera.

Pas grumbullimit të tyre vajzat filluan t’i përgatisnin ato në formë të dhuratave.

Iniciatorja e kësaj nisme Blerina Kilaj- Kokolli ka thënë për Telegrafin se grumbullimi i dhe përgatitja e këtyre dhuratave u ka marrë kohë diku rreth një muaj.

“Dhuratat dhe të hollat kanë filluar të mblidhen prej muajit të kaluar. Të gjitha i kemi mbështjellur gjatë dy takimeve që i kemi pasur me vajzat”, ka thënë Kilaj- Kokolli.

Ajo ka shtuar se dhuratat u janë shpërndarë më shumë se 30 familjeve gjatë dy ditëve të vikendit në qytetet Prishtinë, Lipjan, Podujevë, Mitrovicë, Vushtrri dhe Gjilan.

Kilaj- Kokolli ka thënë se nuk do të ndalen me kaq, dhe se në të ardhmen do të merren me iniciativa të tilla humanitare.

Ideja e gjithë kësaj iniciative është t’i gëzojnë fëmijët në këto ditë të ftohta dimri e sidomos tashmë kur jemi edhe në prag të festave të fundvitit, por edhe si grup i femrave me tregu që janë të ndjeshme dhe se bashkërisht munden të bëjnë shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme