Për shkak të Coronavirusit nuk mbahet manifestimi i përvjetshëm në Koshare

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Sivjet nuk do të mbahet manifestimi i përvitshëm në Koshare më 9 prill, për nderë të thyrjes së kufirit shqiparo-shqiptarë.

Kështu ka bërë të ditur ish Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha.

Kjo për shkak të situatës emergjente të krijuar si pasojë e koronavirusit, pandemi kjo që po merr jetë njerëzish.

“Kjo është situata më serioze që nga përfundimi i luftës, prandaj apeloj te ju që t’i respektoni masat nga institucionet përgjegjëse të shtetit tonë për parandalimin dhe luftimin e kësaj
pandemie. Si rrjedhojë e kësaj situate, këtë vit nuk do të organizohen manifestimet “Ditët e Shqipes” në kujtim dhe nderim të Betejës së Koshares”.

“Heronjtë e Koshares këtë 9 prill do t’i nderojmë me respekt dhe pijetet nëpër shtëpite tona duke kujtuar heroizmin dhe sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës. Ne, bashkëluftëtarët e tyre, do t’i kujtojmë ngjarjet e luftës dhe do t’ia urojmë njëri-tjetritfitoren nga shtëpitë tona”.

Ai theksoi se roli i Brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe i Betejës së Koshares ka qenë dhe mbetet çdoherë unifikues.

Të ngjashme