Kosova shpall ditë zie për viktimat e sulmit në Mynih

Prishtinë | 23 Kor 2016 | 15:28 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur të dielën ditë zie në Kosovë, në kujtim të tre kosovarëve të vdekur mbrëmë në Munih.

“Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e diele për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih.

Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjen e Evropës.

Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre.

Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Evropë. HTH”, ka shkruar ai në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme