Përfshihen nga zjarri 10 hektarë tokë nën Kamenicë

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë përfshirë nga zjarri rreth 10 hektarë tokë në Kamenicë.

Rasti është raportuar të enjten, rreth orës 16:00.

“Shipashnicë e poshtme, Kollolec, Dajkoc, Muçivërc, Kamenicë, 02.09.2021 – 16:00. Pas marrjes se informatës për ndezje të zjarrit në fushat e lokacioneve të cekura, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë vërejtur se zjarri ishte në rritje”, thuhet në raport.

Njësiti i zjarrfikësve fillimisht ka shuar zjarrin, mirëpo më vonë është përhapur duke u zgjeruar dhe ka përfshirë një sipërfaqe rreth 10 hektarë.

Zjarri është  futur nën kontroll nga Njësiti i zjarrfikësve. Nuk raportohet për të dyshuar. 

Të ngjashme