Përfshihet nga flakët autobusi afër Hajvalisë, bëhet shkrumb

Prishtinë | 27 Mar 2022 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Një autobus i kompanisë “24 Yjet” që po udhëtonte nga Prishtina për në Hajvali është përfshirë nga një zjarr i madh.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të shpëtojnë shumë nga autobusi, që sikur shihet nga fotot ka pësuar dëme të mëdha.

Nuk ka të lënduar në mesin e udhëtarëve.

Të ngjashme