Uji në pishina brenda standardeve, por bëni kujdes

Prishtinë | 04 Kor 2016 | 09:56 | Nga

Këtë sezon veror pishinat në të gjithë vendin janë brenda parametrave të përcaktuara dhe në respekt të rregullave të higjienës.

Kreu i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Eltar Deda për Ora News thekson se që në nisje të sezonit janë monitoruar 66 pishina në të gjithë vendin, uji i të cilave në bazë të analizave të bëra është brenda standardeve.

“Deri në këto momente të gjitha pishinat i plotësojnë kriteret higjeno sanitare dhe ato fizike. Por i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që mos të frekuentojnë ato pishina të cilat nuk kanë të afishuar rregulloren e funksionimit të tyre dhe kushtet higjeno sanitare”, tha Deda.

Higjiena sanitare dhe kushtet teknike duhet t’i respektojë çdo biznes, në të kundërt Kreu i Inspektoratit Shëndetësor shtetëror paralajmëron masa administrative deri në heqjen e licencës:

“Ato pishina që shkelin këto rregulla, Inspektorati në mënyrë kategorike do të jetë i pa mëshirshëm në drejtim të funksionimit të tyre. Ne bëjmë inspektim dhe riinspektim ku lemë detyrat dhe pastaj marrim masa, ose për vendim gjobe ose në mbyllje të aktivitetit”, u shpreh ai.

Jo vetëm kushtet higjienike por edhe siguria mbetet një nga shqetësimet  kryesore në pishina. Çmimet për të hyrë në pishina për personat mbi 6 vjeç është rreth 5 mijë lekë të vjetra ndërsa fëmijët 1-6 vjeç hyrja është falas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme