PLISAT nuk po kthehen vetëm, morën 30 banorë për t’i strehuar në Prishtinë

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 00:30 | Nga Ekonomia Online

Që nga orët e para të mëngjesit shumë kosovarë u nisën drejt shtetit amë për t’iu ardhë në ndihmë.

Me mjete transporti kosovarët iu dërguan ndihma të ndryshme, kryesisht pako ushqimore e batanije për banorët që po kalojnë natën nën qiell të hapur.

Edhe PLISAT, tifozat e Prishtinës, morën rrugën në drejtim të Durrësit ku furnizuan me ndihma 250 familje, mirëpo ata nuk po kthehen vetëm, bashkë morën edhe 30 banorë nga Durrësi për t’i strehuar në Prishtinë, përcjellë Indeksonline.

Ndërsa, strehë shqiptarëve iu kanë ofruar edhe qindra kosovarë, të cilët po mbajnë dyert hapur për ta.

Të ngjashme