Pllana: Kemi vërejtur ndryshime të çmimeve të barnave para dhe gjatë pandemisë

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 14:52 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtoresha e Barnatores Qendrore në ShSKUK-së, Gëzime Pllana tha se gjatë pandemisë janë vërejtur ndryshime në çmimet e barnave, raporton Ekonomia Online.

Pllana tha para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë se në muajt e fundit është rritur kërkesa për ilaçe.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila pyeti nëse ka pasur ndryshim të listës së barnave për shkak të pandemisë. Pllana ka treguar se për artikuj të caktuar të vijnë me porosi shtesë si maska e dorëza.

Tutje, Kusari-Lila ka pyetur nëse ka pasur rritje të kërkesave të barnave gjatë këtyre muajve, Pllana ka thënë se po duke filluar nga Klinika Infektive.

“Njësia e kërkesës së barnave është spitali i klinikave”, ka shtuar Pllana.

Ndërsa, deputetja Labinotë Demi , pyeti se a ka pasur ShSKUK kontratë para pandemisë për maska, dorëza e thasë kufomash.

“Po kemi pasur kontrata valide para pandemisë për maska e dorëza kurse për qese të kufomave jo” ka thënë Pllana.

Tutje, Gezime Pllana tha se ka vërejtur ndryshime të çmimeve para dhe gjatë pandemisë.

Derisa deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu pyeste dëshmitaren lidhur me një kontratë që është bërë deputet Mimoza Kusari-Lila e Fatmire Kollçaku e kanë ndërprerë duke thënë se kjo nuk është në kompetencat e Pllanës.

Kurse deputeti i AAK-së Shkumbin Demaliaj ka kundërshtuar dy deputeteve duke thënë se nuk duhet mësuar deputetin Haxhiu se çfarë të pyes, raporton EO.

Demaliaj ka pyetur se a keni pasur ndonjë rast kur e keni refuzuar ndonjë mall që s’ka qenë konformë kontratës. Kurse Pllana ka thënë se kontratat merren nga menaxheri dhe unë nuk i shoh ato.

Të ngjashme