Polici ishte në gjendje të dehur, vrau 47 vjeçarin në prani të djalit

Prishtinë | 29 Dhj 2019 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme, një përleshje fizike, përfundoi me të shtëna armësh, me ç’rast mbeti i vrarë një person në Gjilan.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima Lulzim Spahiu, nga Kamenica, u vra nga një zyrtar policor, me inicialet V.H.

Burime brenda IndeksOnline, mësojnë se viktima Lulzim Spahiu, ishte gjetur i vrarë brenda kamionit, të cilin ai po e voziste, derisa  ai ishte i shoqëruar nga djali i tij.

Poashtu mësohet se i dyshuari për vrasje, zyrtari policor, kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.

Derisa nga Policia e Kosovës, kanë njoftuar se zyrtari policor, me inicialet V.H, është suspenduar nga detyra dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme