Policia arreston një të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike në Mitrovicë

Prishtinë | 20 Gus 2021 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një burrë në Mitrovicë për kultivim të bimëve narkotike.

Policia ka njoftuar se nga njësitë relevante policore është hasur duke vjelur disa bimë të dyshuara narkotike Kanabis Sativa.

“Në dy lokacione te i dyshuari,  njësitë  policore kanë gjetur  dhe sekuestruar 267.7 gram substanca të dyshuara narkotike dhe gjashtë bimë Kanabis Sativa  me gjatësi 60 deri 160 cm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.  

Të ngjashme