Policia arreston personin që sulmoi romen në Lipjan

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Identifikohet dhe shoqërohet në stacion policor personi i cili dyshohet se e sulmoj viktimën femër në Lipjan

Si rezultat i hetimeve intensive të njësiteve policore, është arritur të identifikohet dhe njëherit të shoqërohet në stacion policor, personi i dyshuar mashkull/kosovar, viti i lindjes (2002) i cili ka qenë i përfshirë në këtë rast.

Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt, përderisa Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saj policore me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla krijimit të lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët pa dallime..

Të ngjashme