Policia jep detaje të reja nga vrasja e katërfishtë në Pozheran të Vitisë

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vrasja e katërfishtë në Pozheran të Vitisë, ka ndodhur si rrjedhojë e një mosmarrëveshjes familjare, raporton Ekonomia Online

“Rreth orës 18:10 në fshatin Pozheran të Vitisë, është raportuar se i dyshuari mashkull, dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare në shtëpinë e tij, i ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten, dy djemtë e tij dhe vetveten”, thuhet në raport.

Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e tyre.

Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion ndërsa si dëshmi materiale është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në raste. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore.

Po ashtu, Ekonomia Online ka raportuar se viktimat ishin të ardhur nga Zvicra për pushime në Kosovë, ndërsa sot planifikonin të ktheheshin në Zvicër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme