Policia jep detaje të reja për plagosjen në Mitrovicë

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar për plagosjen e viktimës mashkull gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Akoma nuk dihen shkaqet që çuan deri te plagosja.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË /Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë 14.08.2021 – 11:04. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti e ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dal prokurori i shtetit dhe njësitë relevante policore nga ku për procedura të mëtutjeshme hetimore kanë sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme