Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Sipas Policisë, personi i kërkuar ka hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Nabergjan të Pejës dhe pasi është hetuar nga pronarët e shtëpisë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyree, ku ka plagosur një person.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion dhe mund ta identifiokoj personin e dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.

Të ngjashme