Policia konfiskon një pistoletë me 8 fishekë

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Policia në Istog ka konfiskuar një pistoletë me 8 fishekë nga një person.

“Stacioni Policor ne Istog më datë 20.02.2019 në ora 11:40 ka pranuar informatë se i dyshuari M.Dz. i lindur 1951 Serb /Kosovar, posedon armë për të cilën nuk ka leje përkatëse.

Njësia e hetimeve pranë këtij stacioni ka kontaktuar të dyshuarin i cili ka pranuar se ka një armë me leje të Serbisë.

Pistoleta e tipit ‘Crvena zastava’ cal 7.62mm prodhim Jugosllav së bashku me 8 (tetë) fishek të njëjtit kalibër është konfiskuar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të të njëjtit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.

Të ngjashme