Policia: Krismat e mbrëmshme në veri të Mitrovicës erdhën nga mjetet piroteknike

Prishtinë | 18 Pri 2022 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Krismat e dëgjuara mbrëmë në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri janë shkaktuar nga mjetet piroteknike.

Kështu tha për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i policisë në veriun e Mitrovicës Besim Hoti.

“Ka pasur mjete piroteknike. Nuk ka pasur asnjë dëm ose lajmërim në polici nga ana e ankuesve.Besohet se ka qenë një festë dhe janë përdorur”.

Mbrëmë nga “Jepi Zë” u raportua se kanë ndodhur dy shpërthime të fuqishme në veri të Mitrovicës, në një lagje me shumicë shqiptare.

Të ngjashme