Policia në Mitrovicë sekuestron tri armë, dy brenda një çante të hedhur

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka sekstruar tri armë në Mitrovicë në dy raste të ndryshme.

Në rastin e parë, sekuestrimi i dy armëve është realizuar në orët e mbrëmjes të së mërkurës në Bajgorë në një cep të rrugës kanë identifikuar një çantë në të cilën gjetën dy armë llojit pistoleta me 10 fishekë, njofton Klan Kosova.

Mbi këto dëshmi materiale, hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetime, nga hetimet fillestare kanë arritur të identifikojnë identitetin e tre personave të dyshuar të cilët mbeten në kërkim policor.

Nga hetimet e deritanishme, bëhet e ditur se personat e dyshuar me qëllim të shmangies dhe fshehjes së armëve, nga vetura e tyre kanë hedhur çantën në të cilën janë gjetur dy armët.

“Rrjedha hetimore në drejtim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarve është duke vazhduar”, ka thënë policia.

Ndërsa në rastin e dytë sekuestrimi i armës është realizuar këtë të enjte rreth orës 10:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit ” në Mitrovicë.

Gjatë kontrollit të një veture është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me dy fishekë, për të cilën i dyshuari R.D., 34 vjeçar, nuk posedonte leje, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë rregullt.

Ndaj tij është iniciuar raste për veprën penale ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.

Të ngjashme