Policia njofton për dy raste të vjedhjes në Mitrovicë

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vjedhjeve në Mitrovicë të veriut.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rastet e vjedhjes kanë ndodhur në dy lokale të ndryshme.

“NN. Ankuesi mashkull K-Serb ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokal dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme. Njësit përkatëse kanë dal në vende ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se rasti i dytë i vjedhjes ka ndodhur rreth orës 19:15.

“Ankuesi mashkull K-Serb ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në lokalin e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe një telefon mobil. Njësia përkatëse kanë dal në vende ngjarjes”, vijon njoftimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme