Policia njofton për bllokimin e disa segmenteve rrugore për ditën e premte

Prishtinë | 09 Qer 2022 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Nesër kancelari gjerman, Olaf Scholz, bsahkë me një delegacion do të vijë në Kosovë. Për këtë vizitë do të angazhohet edhe Policia e Kosovës.

Në një njoftim për media, Policia ka thënë se do të kujdesen për sigurinë dhe rendin e qetësisë publike gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të Scholz në Kosovë.

Arrestohet Zafir Berisha, Policia thotë se i sulmoi zyrtarët e saj – Gazet…
Për qarkullim të lirë të eskortës, pritet të bëhen ndërprerje të shkurta në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta e Scholz dhe delegacionit të tij.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë vizitë dhe bllokim të rrugëve, Policia ka kërkuar nga qytetarët mirëkuptim të plotë.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR MEDIA

Prishtinë, 09 qershor 2022

Me datën 10 qershor 2022, në Republikën e Kosovës do të qëndroi për vizitë zyrtare Kancelari i Gjermanisë Sh.T.Z. Olaf Scholz, së bashku me një delegacion shoqërues. Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta.

Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme