Postoi video duke abuzuar me një vajzë të mitur në Prishtinë, Policia nis hetime

Prishtinë | 20 Sht 2022 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Dje u publikua një video, ku dëgjohet një person duke iu drejtuar me gjuhë abuzuese një vajze të mitur.

Madje, videoja është bërë nga vetë personi që i thotë të miturës: . “Hajde të q… të prishi. Hape gojën”.

Lidhur me këtë çështje janë deklaruar nga Policia e Kosovës.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Policia ka thënë se e posedojnë informacionin për këtë video dhe janë duke e trajtuar.

“Referuar kërkesës suaj të poshtëshënuar ju informojmë se, Policia e Kosovës e posedon këtë informacion dhe të njejtin është duke e trajtuar në aspektin policor nga njësitë kompetente”, thuhet në përgjigje.

Policia nuk ka treguar nëse është identifikuar i dyshuari.

Të ngjashme