Presidenti Thaçi pranon urime për festat e fundvitit nga liderët botëror

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar urime të shumta për festat e fundvitit.

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, si dhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e kanë uruar presidentin Thaçi për festat e fundvitit.

“Ju dëshiroj Juve dhe qytetarëve Tuaj një sezon të kënaqshëm festiv, si dhe plot lumturi, paqe dhe shëndet për vitin 2020”, thuhet në urimin e presidentit Steinmeier.

Ndërsa, në urimin e saj, kancelarja Angela Merkel ka uruar ditë të qeta dhe të gëzueshme për festën e Kërshëndellave, si dhe shëndet, energji dhe besim për Vitin e Ri.

“Uroj që viti 2020 të jetë një vit me të arritura dhe përplot paqe për ne të gjithë”, ka shkruar ndër të tjera kancelarja Merkel.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar urime edhe nga Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, si dhe nga Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Edhe Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, i ka dërguar urim presidentit Thaçi, duke uruar gjitha të mirat për festat e fundvitit.

Presidenti i Republikës së Kosovës ka pranuar edhe urime tjera nga përfaqësues të shteteve të ndryshme, në të cilat urohet populli i Kosovës për festat e fundvitit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme