Prishtina me vetëm 94 zjarrfikës, Zeka thotë se kryeqytetit i duhen 200

Prishtinë | 05 Dhj 2020 | 07:50 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Brigada e Zjarrfikëseve në Prishtinë aktualisht ka 94 pjesëtarë, që sipas drejtorit të kësaj brigade Latif Zeka janë të pamjaftueshëm për kryeqytetin.

Zeka në një prononcim për Ekonomia Online, thotë se Prishtina duhet t’i ketë 200 zjarrfikës. Ai  thotë se mosha mesatare e pjesëtarëve të zjarrfikësve është 48 vjeç.

Ai ka thënë se në tërë Kosovën janë 920 zjarrfikës.

 “Zjarrfikës në krejt Kosovën janë 920. Për Prishtinë ne jemi diku 94, plus i kemi edhe pesë të Fushë Kosovës që janë te ne, nuk janë mjaftueshëm sepse, Prishtina duhet së paku ti ketë 200 zjarrfikës”, tha ai.

Zeka tha se problem për ta mbetet edhe statuti ligjor i pazgjidhur.

“Ligjërisht jemi me ministrinë e punëve të brendshme ku  rrogat investime tjera i marrim prej komunës. Dhe këtu është një problem dhe shpresoj që do të duhet të zgjidhet dhe të pranohen punëtorë të rijnë që ka nevojë dhe mosha mestarë është 48 vjeçar”, është shprehur ai.

Sipas tij Zjarrfikësit e Prishtinës janë të pajisur me mjete mbrojtëse, por problem paraqet mungesa e kapaciteteve njerëzore.

“Tash kohën e fundit këtu i kemi pajisur me uniforma kundër zjarrit plus ka me ardhur edhe uniformat ditore dhe është një investim. Sa i përket pajisjeve teknike Prishtina është e pajisur bukur mirë por na mungojnë vetëm njerëzit”, shtoi ai.

Mes tjerash ai tha se vonesat në vendin e ngjarjes ndodhin për shkak të komunikacionit të dendur dhe largësisë së vendit.

“Në përgjithësi ka sfida. Në çdo dalje prej mëngjesit e deri në mbrëmje ai ka kontakt me njerëz. Kemi aksidente të komunikacionit kanë kontakt këto janë rreziqet që zjarrfikësi prej momentit që del prej shtëpisë ka rrezik për marrjen e këtij virusi. Vështirësitë janë  nga koha që ndodh zjarri. Nëse ndodh në mëngjes komunikacioni është i dendur, por edhe kur shkojnë në komuna të tjera sepse largësia është shumë e madhe dhe është pengesa sepse duhet për 8 minuta me arrit në vendin e ngjarjes, te ne ndodh deri në gjysmë ore.

Zeka thotë se këtë vit në krahasim me vitin e kaluar ka pasur numër më të vogël të intervenimeve.

Ai foli edhe sa i përket projekteve, duke shtuar se do të shtohen edhe tri pika në Prishtinë.

“Për projekte unë kam marrë për detyrë të bëhen edhe tri pika në Prishtinë. Unë shpresoj të zgjidhet statuti i zjarrfikësve, atëherë edh problemet tjera zgjidhen më lehtë vijnë punëtorë të rinj”, tha ai.

Të ngjashme