Prishtinë, arrestohen tre persona të dyshuar për disa vjedhje

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit policorë të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Sipas njoftimit të Policisë tre të arrestuarit, G. B. (18), E.G. (18) dhe H .M. (33) dyshohet të jenë të përfshirë në së paku katër raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës.

“Personat arrestuar do të procedohen konform rekomandimit të prokurorit të shtetit, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme